Zgjidhja për linjat e reja të autobusëve, Rama pret në takim përfaqësuesit e kompanisë ARUP

25 korrik 2024 | 11:10

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Andrew Bamforth me delegacion nga kompania me renome botërore ARUP.

Rama ka bërë me dije se një ekip i kësaj kompanie është duke punuar në ofrimin e zgjidhjeve për linjat e reja të autobusëve dhe solucioneve tjera të komunikacionit në kryeqytet.

“ARUP është kompani me profesionistë të nivelit botëror në fushën e inxhinierisë infrastrukturore, të trafikut, e fusha të tjera”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ngjarjet e mëdha të vitit 1981, në mes…