Zgjidhje janë zgjedhjet e reja

10 qershor 2020 | 20:57

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ekziston zgjidhja për problemet në Kosovë, dhe ajo zgjidhje janë zgjedhjet e reja.

Kurti ka qëndruar në Prizren, ka njoftuar Vetëvendosje.

“Jemi të bindur që ekziston dalja nga kjo krizë, ekziston zgjidhja për problemet në Kosovë, dhe ajo zgjidhje janë zgjedhjet e reja, në mënyrë që në njërën anë qytetarët ta shprehin vullnetin në ato zgjedhje dhe në anën tjetër ta rifreskojmë legjitimitetin e institucioneve të Kosovës. Asnjëherë nuk ka pasur hendek më të madh të legjitimitetit midis ekzekutivit që teknikisht ekziston edhe popullit i cili politikisht dëshiron diçka tjetër. Prandaj, ky peticion, është duke u bërë peticioni më i madh në Kosovën e pasluftës”, ka theksuar Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një rast jo shumë i zakonshëm ka ndodhur sot në…