Zgjim Zojeva, delegat i ndeshjes Leverkusen – Inter

09 dhjetor 2024 | 12:15

Zgjim Sojeva do të jetë delegate në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Interit.

Kjo ndeshje luhet të martën në Gjermani dhe i takon xhiros së gjashtë të Championsit, ndërsa nis në orën 21:00.

Sojeva ka shkruar në “Facebook” se ndihet krenar që do të jetë në rolin e delegatit në një ndeshje të garës më elitare të Evropës, ndërsa është edhe menaxher i Kombëtares U21 të Kosovës.

Pjesë e Leverkusenit është Granit Xhaka kurse te skuadra e Interit luan mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Leverkuseni zë vendin e gjashtë me 10 pikë, tri më pak se Interi që është i dyti dhe ende nuk di për humbje në këtë sezon të Championsit, garë që tashmë ka marrë format të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i zgjedhur i ShBA-së, Donald Trump, gjatë ditës së…