“Zgjoi” i Blerta Bashollit triumfon në Francë
24 tetor 2021
| 12:16
Filmi Zgjoi me regji të Blerta Bashollit ka fituar çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e filmit ‘Zgjoi’ në Instagram, ku njoftoi se ky është çmimi i 13-të që merr ky film.
“Filmi nën regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”. Festivali që mbahet në Montpellier të Francës, nisi më 15 tetor dhe përfundoi sonte me ndarjen e çmimeve”,thuhet në njoftim.
“Zgjoi”, filmi që është bazuar në ngjarje të vërtetë, atë të grave të Krushës, përkatësisht të Fahrije Hotit, është i propozuar nga Kosova në garën e çmimeve ‘Oscars’.