Zhaklin Lekatari mbështet publikisht Gjestin: “Mund të jetë fitues, nxori nga shtëpia grupin e…”

11 shkurt 2025 | 12:16

Eftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Zhaklin Lekatari. Ajo ka folur më shumë mbi rastet e provokimit dhe si përgjigjemi ndaj kësaj, duke u nisur dhe nga përjashtimi i G-Banit nga “Big Brother VIP”, pas dhunës së ushtruar ndaj Gjestit…

Si e komenton Gjestin me provokimet që ai bën?

Nxori nga shtëpia grupin e bullizuesve. I gjithë ai grupi i burrave që qëndronin të gjithë së bashku, që qeshnin me Bernardin apo bënin batuta me sfond seksual me Amberin, ndonëse ajo nuk i konsideronte si të rënda këto batutat e rrugës. Apo këto ngacmimet e rënda që janë bërë. Mua kështu më është dukur sikur nxori grupin e bullizuesve.

A mund të jetë një 24-vjeçar imazhi i një fituesi?

Këtë nuk e vendos unë, këtë e vendos publiku. Por pse jo. Mendoj që mund të jetë./TAR

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një…