Zhang: Koha e Icardit në Inter ka përfunduar
29 korrik 2019
| 15:37
Presidenti i Interit, Steven Zhang në një intervistë për prestigjiozen italiane “Corriere della Sera”, ka shprehur mirënjohjen për Mauro Icardin, por ka konfirmuar se ai nuk do të mbajë veshur fanellën zikaltër.
“Icardi është një lojtar i madh. Një person pozitiv që e ka ndihmuar klubin me shumë gola në të kaluarën. Por koha e tij ka mbaruar dhe jemi të sigurt se do gjejmë një zgjidhje të mirë për të dyja palët”, ka thënë Icardi.