Zharku: Përfitimi i ‘Bechtel Enka’-s konsiderohet kontratë e korruptuar
Me kërkesën e partive opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është thirrur sot në interpelancë në Kuvendin e Kosovës.
Interpelanca ka të bëjë me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë “Bechtel Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.
Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku ,ka thënë se duke e marr parasysh që kemi të bëjmë me fonde publike hyrja në një kontratë në të cilën punëkryesi mund të përfitojë nga dështimet e pritura të qeverisë konsiderohet “kontratë e korruptuar”.
“Kjo konfirmohet me faktin se përfitimi nga kostoja prej 53.1 milionë eurosh është përtej masës së dëmit eventual të shkaktuar nga qeveria dhe ky përfitim është në kundërshtim me ligjin në fuqi në Kosovë”, ka thënë Zharku para deputetëve.