Zharku vesh uniformën e UÇK-së, risjell kujtimet e luftës me bashkëluftëtarë (VIDEO)
21 korrik 2018
| 14:19
Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Xharku, u kthye në Kosovë gjatë muajit maj të këtij viti pas gjashtë vjetësh arratisjeje në Suedi, pasi që ishte dënuar me tre vjet burg nga Gjykata Supreme e Kosovës për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Ndërkaq ai tani i është kthyer normalitetit dhe jetës në Kosovë, por së fundi ka gjetur një mënyrë interesante që t’i risjellë kujtimet e Luftës në Kosovë, dhe kohën kur ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në disa prej videove që po qarkullojnë në rrjete sociale, Zharku shihet me një grup të madh ish-luftëtarësh të UÇK-së duke kënduar dhe duke bërë ushtrime, si dhe duke i rikrijuar disa nga momentet që i kishin përjetuar gjatë kohës së luftës.