Zhbllokohet magjistralja Mitrovicë-Leposaviq (Video)
27 mars 2018
| 14:52
Protestuesit serbë të cilët nga mëngjesi i sotëm kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, konkretisht të kryqi në fshatin Rudare të Zveçanit, tashmë janë shpërndarë të qetë.
Gazetari i “Kosovapressit” i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka raportuar se nga rruga janë larguar edhe kamionët dhe mjetet e rënda të transportit dhe tashmë magjistralja është zhbllokuar për qarkullim.
Protestuesit serbë kanë mbajtur të bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pas hyrjes së tij pa leje në Kosovë.