Zhbllokohet xhirollogaria e Telekomit

28 korrik 2020 | 17:14

Ministri i ri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka bërë të ditur se është zhbllokuar llogaria e Telekomit.

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit. Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës. Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka njoftuar Kuçi.

(A.M / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
29.07.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…