Zhdrella emërohet drejtor sportiv i Llapit

20 qershor 2023 | 10:29

Ish-mesfushori i spikatur, Mentor Zhdrella është emëruar drejtor sportiv i skuadrës së Llapit.

“Bordi drejtues i klubit ka vendosur për Zhdrellën në pozitën e drejtorit sportiv pasi që kontributi i tij për Llapin në të kaluarën si futbollist ka qenë i jashtëzakonshëm. 34-vjeçari është prezantuar sot në prani të kryetrajnerit Tahir Batatina, i cili i ka dëshiruar mirëseardhje Zhdrellës në mesin tonë”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Ndërsa Zhdrella është shprehur i kënaqur me emërimin e tij në pozitën e drejtorit sportiv. Ai ka premtuar se do të angazhohet fuqishëm që klubi t’i arrijë objektivat.

“Falënderoj bordin drejtues të klubit, presidentin e klubit Beqir Batatina për besimin. Jam jashtëzakonisht i lumtur për emërimin tim në këtë pozitë kaq të rëndësishme. Kemi shumë punë për të bërë dhe me organizimin që ka bërë klubi besoj do ia dalim t’i arrijmë objektivat tona”, ka deklaruar Zhdrella.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Tiranës ka arritur të nënshkruaj me Gledi Micin,…