Zhdrella flet pas largimit nga Llapi

07 qershor 2021 | 22:56

Mesfushori Mentor Zhdrella është larguar pas katër vitesh nga klubi i Llapit.

Ai ka thënë se ndihet mirë që arriti me Llapin të fiton një trofe, Kupën e Kosovës.

Postimi i plotë i Zhdrellës:

Sot mora një vendim që nuk ishte aspak i lehtë për mua. Po largohem nga Llapi pasi kalova 4 vite të mrekullueshëm. Jam krenar që ndihmova klubin të arrinte synimin historik për të fituar një trofe, Kupën e Kosovës. Fillimisht, dua t’i falënderojë tifozët që gjithmonë na kanë qëndruar afër, si në momentet e mira e deri te ato më të vështirat. Falënderoj presidentin Beqir Batatina gjithë trajnerët që kam punuar me ta, stafin, bashkëlojtarët. Ishte nder dhe emocion i madh për mua që si kapiten të ngrisja trofeun e parë dhe këtë moment nuk do ta harrojë kurrë. Unë po largohem por jam i lumtur që po e lë Llapin në duar të sigurta dhe me një të ardhme të ndritur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja dhe modelja kosovare Morena Taraku është zhveshur e tëra…