Zhduket 13-vjeçari Ender Cahani, familja kërkon ndihmë
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se Jeta Cahani, nëna e Ender Cahanit nga Prizreni, më 10 dhjetor ka raportuar në polici zhdukjen e djalit të saj të mitur.
“Ender Cahani, nga e ëma Jeta, lindur me datë 09.08.2009 nga Prizreni, Republika e Kosovës, për herë të fundit është parë nga e ëma e tij më 8 dhjetor 2022 në ora 18:20, kur ka dalë nga shtëpia dhe nëna e tij më nuk ka asnjë kontakt me të. Sipas ankuesit viktima është: mashkull, me peshe mesatare, flokët të shkurtra, 13-vjeçar”.
“Ankuesja thotë se edhe tjetër here ka ndodhur që fëmija të largohet nga shtëpia dhe është kthyer prapë, por tani nga koha e largimit të tij nga shtëpia ajo më nuk ka asnjë kontakt. Personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin (fëmijën) e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.