Zhduket 15-vjeçarja nga Peja, Policia e Kosovës kërkon ndihmë nga qytetarët (Foto)
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe bazuar në ligjin për publikimin e fotografisë kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Serbeze Istref Gashit nga Peja.
Serbeze Gashi e lindur më 6 qershor 2008 konsiderohet si person i zhdukur dhe Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacione ta njoftojë Policinë e Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 17 Nëntor 2023
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i zhdukur është:
• SERBEZE (Istref) GASHI, e lindur me 06.06.2008 në Pejë.
• PERSON I ZHDUKUR
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]