Zhduket avioni i vogël me 4 pasagjerë në Kroaci

29 maj 2022 | 18:49

Mediat kroate bëjnë me dije se një avion i vogël me 4 pasagjerë, i cili ishte ngritur këtë të diel në fluturim për të shkuar drejt Gjermanisë, është zhdukur nga radari dhe humbi kontaktet me kullën e vrojtimit.

Në terren janë më shumë se 60 persona që po kërkojnë gjurmë të avionit pranë zonës së Slunjës, ku është regjistruar kontakti i fundit i avionit.

Moti i keq vështirëson operacionin e kërkim shpëtimit, ndërsa dyshohet se pikërisht prej motit, avioni mund të jetë rrëzuar.

Sipas mediave kroate, avioni është i markës “Cesna 182” dhe i përket një kompanie vendase transporti VIP dhe kryente shpesh fluturime nga Kroacia në drejtim të Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi pas një bisede të gjatë…