Zhduket bashkëpunëtori i Kanye West, familja kërkon ndihmë

29 dhjetor 2022 | 15:32

 

Ish-bashkëpunëtori i Kanye West, Theophilus London është raportuar i zhdukur nga familja e tij. Postimi i fundit i reperit në Instagram përkoi me kontaktin e tij të fundit me familjen para se të humbiste.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit, të mërkurën u regjistrua një raport për një person të zhdukur me emrin London.

“London është një burrë, 175 kilogramë me sy kafe të errët. Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen ose mirëqenien e tij, ju lutemi kontaktoni kushëririn e tij Mikhail Noel në llogarinë e tij në instagram. @iamdjkellz, ose LAPD”, thuhet në deklaratë sipas përfaqësuesve të tij.

London ka bashkëpunuar me një sërë muzikantësh të listës A, duke përfshirë Scott, West, Ellie Goulding, Big Boi, Tame Impala dhe më shumë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasditen e së enjtes ka nisur largimi i barrikadave në…