Zhduket e moshuara nga Gjilani, familja kërkon ndihmë për ta gjetur
05 korrik 2024
| 09:00
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur.
Që nga dita e djeshme e zhdukur është edhe Fatime Maliqi, një grua e moshuar nga fshati Dobërçan i Gjilanit, e cila, sipas familjes, ka dalë nga shtëpia në orët e para të së mërkurës dhe nuk kanë asnjë informacion për të.
Nipi i saj ka deklaruar se e kanë raportuar rastin në polici, por po kërkojnë ndihmë edhe nga qytetarët.
Kushdo që ka ndonjë informacion të lajmërohet në numrat kontaktues +383 44 819 717 dhe +383 45 634 436.