Zhduket në Shqipëri ish-arbitri italian, makina u gjet e djegur në Pukë

18 janar 2021 | 02:05

Prej më shumë se 10 ditësh ish-arbitri italian, Davide Pekoreli është zhdukur në Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se makina që kishte marrë me qira ai në Aeroportin e Rinasit u gjet u djegur, ndërkohë që brenda saj kishte disa objekte të Pekorelit dhe materiale për të cilat ka dyshime se mund të jenë mbetje njerëzore.

Ai ka në pronësi një restorant në Lama, bashkia San Xhustion, ka arbitruar gjatë karrierës në Serinë C italiane, ndërsa ka shërbyer si arbitër i katërt në Serinë A.

Pekoreli kishte fëmijë me një shqiptare dhe prej një viti kishte nisur të investonte edhe në Tiranë. Ai kishte marrë me qira në makinë në datën 9 Janar. Kjo e fundit u gjet e djegur në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Kleoniki Delijorgji e ftuar në “Shiko…