
Zhduket një djalë në Gjakovë, babai e lajmëron rastin në Polici
11 korrik 2023
| 13:06
Një person ka njoftuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09 korrik rreth orës 19:30, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.
“Ankuesi mashkull kosovare ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.