![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/Zhduket-nje-vajze-e-mitur-1130x635-1.jpg)
Zhduket një e mitur nga Drenasi
06 qershor 2023
| 09:40
Policia e Kosovës është njoftuar se të hënën një vajzë e mitur ka dalë nga shtëpia e saj në fshatin Baicë të Drenasit dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Rastin në polici e ka paraqitur babai i të miturës.
“Një mashkull kosovar raporton për daljen nga shtëpia të vajzës së tij të mitur dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.