
Zhduket një person në Pejë
09 nëntor 2019
| 11:23
Policia e Kosovës ka njoftuar për një person të zhdukur në qytetin e Pejës.
Në raportin e PK-së thuhet se në rrugën “Gazmend Zajmi” një person është ankuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“Ankuesi mashkull K- shqiptar raporton se vëllai i tij viktima mashkull K- Shqiptar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në raportin e Policisë.