Zhduket një person në Prizren
17 mars 2021
| 09:31
Një femër ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 07:00 në rrugën “Marie Kraja”, në Prizren.
Siç thuhet në raport, rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovar ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.