![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/prizren-1-scaled.jpg)
Zhduket një person në Prizren
11 dhjetor 2022
| 12:44
Një person është raportuar i humbur para disa ditësh në Komunën e Prizrenit. Rasti është paraqitur në Policinë e Kosovës nga nëna e djalit që pretendohet se është zhdukur.
Raportuesja ka deklaruar në polici se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Njoftimi i plotë nga policia:
Rr. Fehmi Lladrovci, Prizren, 08.12.2022-20:00.Me datë 10.12.2022 ankuesja femër shqiptare shtetase e Shqipërisë, ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.