Zhduket sekretarja e gjykatës së Lezhës
Klaudia Marku, e cila ka punuar si sekretare në Gjykatën e Lezhës është raportuar në mediat e Shqipërisë se është zhdukur.
“Klan News” ka raportuar se ka qenë bashkëshorti i 34-vjeçares i cili ka denoncuar zhdukjen e saj në polici.
Sipas gazetares, momentalisht autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë, përshirë atë që lidhet me detyrën. Ndërkohë, në një njoftim për mediat, policia e Lezhës ka bërë me dije se po punonte për gjetjen e 34-vjeçares.
“Më datë 06.04.2022, rreth orës 23:00, ka njoftuar sallën operative të Drejtorisë vendore të Policisë në Lezhë dhe më pas ka bërë kallëzim në komisariatin e policisë në Lezhë, shtetasi O. M., 38 vjeç, banues në Lezhë, për largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 34 vjeçe. Menjëherë, pas administrimit të kallëzimit, është bërë shpallja e kërkimit policor e kësaj shtetaseje dhe vijon puna për gjetjen e saj. Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë së rrethit gjyqësor në Lezhë është regjistruar procedimi penal për këtë rast dhe nën drejtimin e prokurorisë po kryhen veprime hetimore intensive, për sqarimin e rrethanave dhe motiveve të largimit nga banesa”, ka njoftuar policia.