Zhduket vajza 13-vjeçare në Gjilan, policia kërkon ndihmën e qytetarëve
Policia e Kosovës në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve me qëllim të gjetjes së një vajze të raportuar si e zhdukur.
Në njoftim e policisë është thënë se 13-vjeçarja me inicialet A.I., shtetase e Kosovës, ka adresë të banimit Gjilanin, por nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.
“Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me Urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim gjetjes së personit të zhdukur, të miturës me shënime si më poshtë: Inicialet A. I., kosovare-shqiptare. Viti i lindjes 2009. Adresa e banimit Gjilan. Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, e-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192 ose 03850807001”, ka njoftuar policia.