Zhdukja e tenistes kineze kthehet në çështje diplomatike, ndërhyjnë Kombet e Bashkuara
Çështja e zhdukjes së tenistes kineze Shuai Peng është kthyer në një çështje diplomatike ndërkombëtare. Orët e fundit kanë reaguar për zhdukjen e papritur të tenistes edhe Kombet e Bashkuara.
“Është e rëndësishme që e gjithë bota të ketë prova se ajo është mirë. Përveç kësaj, ne kërkojmë të bëjmë një hetim transparent në lidhje me akuzat për dhunë seksuale që ka bërë tenistja”, thuhet në deklaratën e Kombeve të Bashkuara.
Shuai Peng, ish-numri 1 në lojën dyshe (fituese e dy grand slam në lojën dyshe), akuzoi në rrjetet sociale dy javë më parë ish-zëvendëskryeministrin kinez se e ka dhunuar seksualisht disa vite më parë.
Ai mesazh sikurse çdo informacion për tenisten u zhduk menjëherë, ndërkohë që prej ditësh nuk ka asnjë lajm se ku ndodhet Shuai Peng. Ndërsa WTA ka kërcënuar se do të anulojë çdo event ndërkombëtar në Kinë. /Telesport/