Zhdukja e Ukshin Hotit: Djali i tij thotë se është bërë shumë pak për të pagjeturit

22 maj 2018 | 19:31

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti, i biri i veprimtarit Ukshin Hoti i rrëmbyer dhe zhdukur nga okupatori serb në 1999, ka thënë se autoritetet e vendit kanë bërë shumë pak në zbardhjen e rastit të babait të tij.

Hoti deklaroi në “Klan Kosova” se është faktori ndërkombëtar ai i cili duhet të marrë hapa konkret në zbardhjen e këtij rasti e po ashtu dhe rasteve të tjera, krime të luftës të kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Burgun e Dubravës e mbaj mend shumë mirë. Siç dihet botërisht data kur babi im është liruar nga burgu ishte 16 maj ditë e diel. Çdo herë 16 maji e 19 maji për ne familjarët janë ndër ditët më të vështira. Është bërë shumë pak në zbardhjen e drejtësisë (për të mos thënë hiq) sa i përket rastit të babait tim e po ashtu dhe krimeve të tjera ndaj shqiptarëve. Është bërë shumë pak edhe për të zhdukurit por edhe përfshirë masakrën e Dubravës. Është faktori ndërkombëtar ai që duhet të ketë rolin kryesor në këtë drejti. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë që të qartësojë rastet e të gjitha masakrave që kanë ndodhur në Kosovë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e njësitit të biciklistëve kanë arritur që sot t’ia…