Zhdukja misterioze e biznesmenit, familja ofron 20 mijë euro për ata që japin informacione

09 qershor 2021 | 14:50

Më 8 qershor janë bërë dy muaj prej kur Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur dhe askush nuk di për fatin e tij.

Familja e tij, tash është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Bedriun, madje për këtë po ofron edhe një shumë të majme parash.

Ai është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e 8 prillit, ndërsa q lidhur me zhdukjen e tij është arrestuar Jeton Vllasaliu, i cili është duke qëndruar në paraburgim nën dyshimet se ka gisht në rrëmbimin e Bedriut.

Familja Rexhepi tashmë ka gjetur një mënyrë tjetër për ta kërkuar Bedriun.

Ata janë duke dërguar mesazhe përmes telefonisë mobile tek qytetarët, për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.

“Vëllai jonë Bedri Rexhepi nga data 08.04.2021 rreth orës 18:30 është zhdukur në Komunën e Novobërdës me veturën me targa ‘05 406 EJ’. Ju lutemi kushdo që ka informacione për vendndodhjen e Bedriut na lajmëroni në nr e telefonit 0038348400052, përveç mirënjohjes që do kemi si familje, ne do të ju shpërblejmë edhe me shumën prej 20 000 €, si dhe të dhënat e juaja do të jenë konfidenciale”, është thënë në mesazhin që familja Rexhepi po ua dërgon qytetarëve, raporton “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj, e ka shtuar…