Zhegrova: Do ta dërgojmë Kosovën në Evropian

14 korrik 2020 | 13:23

Pas Valon Berishës e Milot Rashicës, Federatën e Futbollit të Kosovës e ka vizituar Edon Zhegrova. Ky i fundit po qëndron për në atdhe për pushime dhe me këtë rast ka vizituar edhe shtëpinë e futbollit, ku është pritur nga kryetari Agim Ademi, anëtari i KE-së, Xhelal Broja dhe sekretari i Përgjithshëm, Eroll Salihu.

“Futbollisti i Baselit është shprehur i lumtur për rikthimin në Kosovë pas një periudhe të gjatë, derisa ka shprehur shpresën që sa më parë të kalojë kjo periudhë e vështirë si pasojë e pandemisë dhe t’i kthehen normalitetit dhe emocioneve që i dhurojnë ndeshjet e Përfaqësues dhe tifozët ‘dardanë’”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Zhegrova e ka falënderuar kryetarin Ademi dhe tërë stafin e FFK-së për mbështetjen e përhershme dhe për kushtet e krijuara për ekipin përfaqësues, teksa u shpreh optimist se ai dhe bashkëlojtarët e tij do të arrijnë që Kosovën ta dërgojnë në Evropian. Në anën tjetër, drejtuesit e FFK-së e falënderuan Zhegrovën për vizitën dhe i uruan atij shëndet dhe formë sa më të mirë në vazhdim, duke e konsideruar atë si shembull për gjeneratat e reja të futbollit në Kosovë.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) kanë rezultuar…