Zhegrova: Do të japim maksimumin për fitore
14 tetor 2024
| 16:42
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka premtuar maksimumin për ndeshjen që zhvillohet nesër ndaj Qipros. Ai ka përmendur edhe humbjen ndaj Rumanisë, derisa ka thënë se “dardanët” presin tre pikëshin e radhës.
“Jo, presion nuk kam. Ndaj Rumanisë kemi luajtur mirë por është dashur të bëhet më shumë. Për ndeshjen e nesërme jemi gati dhe do të japim maksimumin për ta marrë një fitore të re”, tha Zhegrova.
Kosova dhe Qipro përballen nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.