Zhegrova: E përcjelli futbollin italian, më pëlqen vërtetë Milani
Sulmuesi Edon Zhegrova e ka lënë të hapur mundësinë për të kaluar në Serie A, duke shprehur dashurinë ndaj AC Milanit.
Pas përballjes me Juventusin, ylli i Kosovës ka dhënë një intervistë për gazetarin italian Ginaluca di Marzio, ku ndër të tjera është pyetur edhe për transferimin e mundshëm në Itali.
“Më pëlqen futbolli italian. Gjithmonë i kam përcjellë klubet e mëdha si Milan, gjithashtu i shikoj ndeshjet e Juventusit. Në Kosovë pastaj ka shumë tifozë të Milanit, Interit e Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen vërtetë Milani”, ka thënë ai.
Zhegrova ndër të tjera është shprehur shumë i lumtur me pikën që Lille e ka fituar ndaj Juventusit.
“Një skuadër si Lille zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, ky ishte çelësi. Gjithmonë dua ta ndihmoj skuadrën me ndonjë asistim apo gol”.
“Juventusi është klub gjigant me lojtarë fantastikë. E pamë sa të fuqishëm janë si skuadër. Në fund një barazimi ishte i drejtë sepse u përballëm me një skuadër të fortë”.
“Lille u mbrojt në pjesën e dytë? Ndonjëherë varet se si shkon ndeshja. Kur kundërshtari të dominon në posedim, duhet të mbrohesh mirë. Ndonjëherë nuk mund të bësh asgjë për këtë situatë”, ka thënë Zhegrova.
Ndërkohë, Juventusi është thënë se e ka prioritet transferimin e Zhegrovës.