
Zhegrova edhe me afër transferimit te Napoli
03 mars 2025
| 15:30
Edon Zhegrova karrierën mund ta vazhdojë në elitën e futbollit italian. Futbollisti kosovar e ka njoftuar presidentin e klubit Lille, Olivier Letang, që nuk do ta vazhdojë kontratën e cila përfundon në verën e vitit të ardhshëm.
Lille për ta liruar Zhegrovën kërkon 40 milionë euro.
“Calciomercato” ka raportuar të hënën se drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna, është në negociata shumë të avancuara me menaxherin e Zhegrovës për një kalim të mundshëm të kosovarit te napolitanët.
Nga dhjetori, Zhegrova është duke u përballur me një lëndim. Ndeshjen e fundit në kampionatin francez e ka zhvilluar kundër Marseillet më 14 dhjetor. Në 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me tetë gola dhe dy asistime.