Zhegrova feston me flamurin shqiptar dhe plis të bardhë (video)

24 tetor 2024 | 12:29

Edon Zhegrova nuk startoi nga fillimi në ndeshjen ndaj Atletico Madridit që Lille e fitoi (3-1).

Ylli i futbollit kosovar realizoi një gol të bukur në minutën e 61-të, për rezultatin 1-1.

Pas ndeshjes, Zhegrova publikoi pamje nga festa e tij në zhveshtore me shokët e skuadrës. Ai u kujdes që të prezantonte flamurin Kuqezi, por nuk e harroi edhe plisin. Bashkëlojtarët e tij iu bashkuan në festë, duke bërë simbolin e shqiponjës me duar bashkë me Edonin.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është takuar…