Zhegrova flet për ndeshjet ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe
05 shtator 2018
| 10:59
Njëri nga futbollistët më të mirë në Përfaqësuesen e Kosovës, Edon Zhegrova është optimist për rezultate pozitive në dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve.
“Kushtet për stërvitje janë të mira. Ekipi është mjaft mirë , po punohet me shumë përkushtim dhe unë besojë në rezultate të mira. Jam plotësisht i gatshëm për këto dy sfidat e para të Ligës së Kombeve. Do të japim maksimumin nga vetja duke qenë se vetëm si lider i grupit mund të kualifikohemi”, ka thënë Zhegrova.
/Epoka e re/