Zhegrova flet për shortin e Kosovës: Grupi është i vështirë, por ne mund t’ia dalim
Futbollisti më i mirë kosovar i vitit 2024, Edon Zhegrova, ka komentuar shortin e Kombëtares së Kosovës për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026, ku Kosova do të përballet me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
“Normalisht që është një grup i vështirë. Zvicrën e njohim si kundërshtar, me Suedinë nuk kam luajtur ndonjëherë, ndërsa me Slloveninë kemi luajtur më herët. Besoj se të tria janë kundërshtare të forta, por mendoj që mund t’ia dalim. Bashkë me bashkëlojtarët e mi dhe trajnerin, duhet të besojmë dhe të punojmë që të për t’u renditur në dy pozitat e para”, ka thënë Zhegrova në intervistën për “Sport Show” në “Klan Kosova”.
Ai njëherësh ka komentuar emocionet e veçanta të shqiptarëve kur Kosova luan kundër Zvicrës, duke theksuar se për të është thjesht një përballje sportive.
“Shqiptarët shpesh e bëjnë si një lojë speciale për shkak të lidhjes sonë me Zvicrën, por unë Zvicrën e shoh vetëm si kundërshtarin tim”, ka thënë ai.
Kosova pritet të fillojë ndeshjet në mars 2025, me synimin për të siguruar kualifikimin historik.