Zhegrova: Kemi kualitet për ta mposhtur Zvicrën

28 mars 2022 | 14:01

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, ka folur në lidhje me formën që është duke kaluar te skuadra Lille dhe për ndeshjen ndaj Zvicrës.

Zhegrova, i ftuar në “Sports Show”, ka thënë janë duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, teksa sipas tij kanë kualitet ta mposhtin Zvicrën.

“Kemi kualitet ta mposhtim Zvicrën, do të japim maksimumin”, është shprehur Zhegrova.

“Kam punuar shumë në ndeshjet e fundit dhe jam duke kaluar nëpër një formë të mirë. Transferimi te skuadra e Lille më ka ndihmuar. Jam duke punuar në aspektin fizik dhe teknik, te mungesat po mundohem të përforcohem dhe të jap më të mirën për ekipin”, ka thënë Zhegrova.

“Me talentin kam arritur prej Baselit të kaloj te Lille. Në afatin kalimtar të janarit kam pas oferta edhe nga Anglia”, shtoi ai.

Ka qenë ndeshja e parë me trajnerin e ri Alain Giresse, kam pasë lirinë më të madhe në anën ofensive, por që më ka kërkuar trajneri që edhe në anën defensive të kthehem të ndihmojë”. “Kemi kualitet ta mposhtim Zvicrën, do të japim maksimumin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se…