Zhegrova, kërkohet nga gjigantët italianë

07 prill 2024 | 13:27

Edon Zhegrova është duke kaluar në kohën e tij më të mirë në karrierë. Sulmuesi dardan ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në kampionatin francez, por duket se karriera e tij nuk do të vazhdoj edhe për shumë gjatë në Francë.

36 herë kampionët e Italisë, Juventues, janë duke monitoruar Zhegrovën. Raportimi vjen nga e përditshmja italiane Gazzetta Dello Sport, të cilët raportojnë se sulmuesi kosovar është në planet e juventinëve.

Pas një sezoni të vështirë te Juventusi duan të reduktojnë hendekun me Interin që shkon drejt titullit. Dhe drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër Cristiano Giuntoli, ka gati projektin ku padyshim emrat janë të shumtë. Duke nisur nga rinovimi i Chiesës, por edhe merkato që ndihmohet nga fakti se JuventusI do të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve për vitin e ardhshëm.

Që garanton një shumë të rëndësishme për arkat e klubit. Ideja e drejtuesve është të ndërtojnë një organikë që të mund të luajë si me sistemin aktual 3-5-2, por edhe 4-3-3 apo 4-2-3-1. Në këtë mënyrë janë disa emrat që po ndien në merkato duke nisur nga Koopmeiners i Atalantës në mesfushë, por edhe Felipe Anderson.

Duke qenë se te Juventusi kanë ndër mend të sakrifikojnë si Iling ashtu dhe Kostic nevojiten lojtarë për krahët e sulmit dhe drejtuesit e vjetër po ndjekin si Greenwood i rilindur te Getafe por në pronësi të Manchester United ashtu dhe Edon Zhegrovën.

Talenti i Kosovës ka koleksionuar 11 gola dhe 9 asiste me Lille dhe transferimi i tij favorizohet edhe nga fakti se Juventus ka raporte të shkëlqyera me klubin francez prej nga ku vetëm në muajt e fundit ka marrë fillimisht Weah dhe më pas Djalo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kanadës është duke kërkuar trajner të ri për…