Zhegrova kryeson në listën e dribluesve në Ligue 1

25 dhjetor 2023 | 12:54

Edon Zhegrova po përjeton një nga edicionet më të mira në karrierë me fanellën e skuadrës franceze, Lille.

Reprezentuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shkëlqyer këtë edicion në Ligue 1 – duke dhuruar spektakël në disa ndeshje.

Zhegrova është i pari në listën e dribluesve më të mirë në elitën e futbollit francez, duke lënë prapa disa yje të kampionatit elitar.

Anësori këmbëshpejt ka regjistruar 46 driblime këtë sezon, po aq sa Romain Del Castillo.

Ousmane Dembele ka 41 driblime, ndërkaq në pozitën e pestë është ylli Kylian Mbappe me 39 të tilla.

Zhegrova këtë sezon me Lille ka regjistruar 26 ndeshje në të gjitha garat, ndër të cilat ka asistuar pesë herë dhe ka shënuar tre herë.

Përveç golave dhe asistimeve, driblimet e Zhegrovës kanë marrë vëmendje në Francë, për çka prin në listë.

Zhegrova është pjesë e Lille nga janari i vitit 2022 kur u transferua nga Baseli për shtatë milionë euro.

Ai ka kontratë me francezët deri në qershor të vitit 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi përmes një postimi në Facebook…