
Zhegrova merr medalje nderi në Francë
06 shkurt 2024
| 15:46
Me paraqitjet e tija fantastike në kampionatin francez, Edon Zhegrova po tërheq vëmendje, e tani edhe është nderuar me medalje nderi.
Ylli kosovar, i cili mbron ngjyrat e skuadrës franceze Lille, u nderua sot me medaljen e qytetit nga kryetari i komunë së Wervicq-Sud, David Heiremans.
Lajmin e bëri të ditur deputetja franceze, Brigitte Liso. Pas kësaj medaljeje, Zhegrova dhuroi edhe autografe për tifozët.