Zhegrova mungon ndaj Dortmundit

04 mars 2025 | 14:16

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova do të mungon Lillet edhe në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Zhegrova nuk ishte në mesin e 23 futbollistëve të ftuar nga trajneri Bruno Genesio për duelin kundër Dortmundit që luhet sot prej orës 21:00 në stadiumin “Signal Iduna Park”.

Zhegrova nuk ka luajtur për Lillen prej muajit dhjetor për shkak të lëndimit dhe kjo do të jetë ndeshje e katërt rresht në Champions që i mungon ekipit. Po ashtu, ai nuk ka luajtur as në 9-të ndeshjet e fundit në kampionat dhe pritet të rikthehet në fushë në fund të këtij muaji pasi ka rifilluar stërvitjet me ekipin.

25-vjeçari këtë sezon ka 8 gola e 2 asistime në 21 ndeshje të luajtura kurse në verë pritet të largohet nga Lille, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamine Yamal vazhdon të magjepsë javë pas jave me paraqitjet…