Zhegrova mungon ndaj Islandës

05 mars 2025 | 16:38

Edon Zhegrova pritet të jetë mungesa e madhe te Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji kundër Islandës në kuadër të “play-off”-it të Ligës së Kombeve. Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të shkuar për shkak të lëndimit dhe sipas të gjitha gjasave pritet të rikthehet në fushë në fillim të muajit prill.

25-vjeçari është rikthyer në stërvitje te Lille por ende nuk është i gatshëm për lojë dhe për këtë arsye pritet të mos ftohet nga përzgjedhësi Franco Foda. Kosova do të përballet me Islandën për promovim në Ligën B, me ndeshjen e parë që do të luhet në Prishtinë më 20 mars dhe të dytën në Spanjë tri ditë më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në librin “Lufta e Kosovës dhe Hashim Thaçi” të autorëve…