Zhegrova mungon në ndeshjen ndaj Aston Villas

17 prill 2024 | 15:13

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova do të jetë mungesa e madhe e Lille në ndeshjen kthyese ndaj Aston Villës në kuadër të çerekfinales së Ligës së Konferencës.

Lille është nikoqir i Aston Villës në ndeshjen e nesërme (e enjte), e cila do të zhvillohet nga ora 18:45 në ‘Stade Pierre-Mauroy’.

Klubi francez do të mundohet ta shkrij disavantazhin prej 2-1 nga ndeshja e parë, por nuk do të jetë e lehtë.

Trajneri i Lille, Paulo Fonseca ka njoftuar se Zhegrova do të mungojë për këtë ndeshje shkaku i një lëndimi në kyçin e këmbës.

“Unë pres që ai të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të kampionatit”, ka thënë Fonseca në konferencë.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për Lille, pasi Zhegrova është në formë të lartë dhe së fundmi është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në Ligue 1.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fahri Fazliu i ri, ka reaguar pas ndalimit nga EULEX-i…