Zhegrova, Muriq dhe Muslija kërkojnë falje (dokument)

04 tetor 2024 | 16:53

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve në këtë muaj.

Përzgjedhësi Franco Foda ka zbuluar sot listën e futbollistëve, derisa Federata e Futbollit të Kosovës e ka publikuar edhe letrën ku tre futbollistët e përjashtuar në ndeshjen e fundit me Qipron, Edon Zhegrova, Arjanet Muriq dhe Florent Muslija kanë kërkuar falje.

“Sot, si një familje e bashkuar, ndiejmë nevojën për të bërë një publikim të rëndësishëm për kërkim falje nga tre lojtarët për mosrespektimin e rregullave të Kombëtares së Kosovës. Kjo reflekton angazhimin tonë të përbashkët për rregullat dhe vlerat që na udhëheqin”, thuhet në letrën e nënshkruar nga tre futbollistët.

 

 

May be an image of text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se ka…