Zhegrova në formacionin e javës në Francë

05 shkurt 2024 | 13:40

Edon Zhegrova është padyshim një nga lojtarët më në formë të momentit në Francë Ligue 1.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës shkëlqeu në ndeshjen kundër Clermontit, të cilën skuadra e tij e fitoi me shifrat e thella 4-0. Ai dha asistim në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 40-të vulosi sfidën.

Anësori realizoi një gol spektakolar, teksa goditja e tij nga distanca nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Falë kësaj performance ai ka arritur të bëhet pjesë e formacionit të javës në Francë, duke lënë pas emra të njohur si Kylian Mbappe dhe Marco Asensio të PSG-së.

Image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reali i Madridit nuk arriti të shkëputej shumë nga Girona,…