Zhegrova në ‘radarin’ e Realit  

19 shtator 2024 | 13:08

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Edon Zhegrova në dy vitet e fundit ka treguar formë të lartë. Kjo ka bërë që shumë klube evropiane të shprehin interesim për shërbimet e tij. Mediumi “Radio Montecarlo” raporton se 25-vjeçari ka përfunduar në radar të Real Madridit.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, presidenti Florentino Perez është duke e përgatitur terrenin që ta transferojë ish-futbollistin e Baselit në verën e vitit 2025. Zhegrova ka kontratë me Lillen deri në vitin 2026, por nuk pritet që ta respektojë atë deri në fund. Krahas Realit, interesim për Zhegrovën ka treguar edhe Manchester United. Kartoni i Zhegrovës vlen 25 milionë euro, sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD),…