Zhegrova nominohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë
01 maj 2024
| 11:16
Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez.
Ai është në mesin e yjeve të futbollit botëror, pas performancës së tij të jashtëzakonshme me skuadrën e Lille.
Zhegrova, është në garë edhe yjet e tjera të Ligue 1, me Aubameyang, Dembele, Pierre Lees-Melou e Mbappe.
25-vjeçari, ka zhvilluar 44 paraqitje me fanellën e Lille, prej të cilave ka arritur të shënoj 11 gola, teksa ka dhuruar edhe nëntë asistime.