Zhegrova: Për 10 sekonda pranova ftesën të luajë për Kosovën
20 shtator 2022
| 23:00
Edon Zhegrova ka thumbuar lojtarët që po refuzojnë të luajnë për Kombëtaren e Kosovës.
Zhegrova ka thënë se kur pranoi të luajë për Kosovën, iu kishin dashur vetëm 10 sekonda.
“Vetëm nëse e doni dhe e ndjeni vendin, mund të luani Kosovën. Unë jam 1000 herë më i mirë dhe nuk mund të krahasohem me të gjithë këta lojtarë që nuk e pranojnë Kosovën, më ishin dashur vetëm 10 sekonda për të pranuar vendin tim sepse zemra ime rreh atje, kështu që nëse ju nuk e doni këtë vend, nuk jeni pjesë e tij, kjo është për të gjithë ata që mendojnë se jeni dikushi”, ka shkruar Zhegrova në rrjetin social Instagram.