Zhegrova: Sezon pozitiv, faleminderit të gjithëve për mbështetje

20 maj 2024 | 15:44

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Edon Zhegrova pati një sezon fantastik me Lillen, me të cilin e mbylli sezonin në katërshen e parë të Ligue 1. Kjo ia mundëson këtij ekipi që të luajë në garat evropiane edhe në sezonin e ardhshëm.

Zhegrova ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka përgëzuar shokët e skuadrës për sezonin e bërë dhe i ka falënderuar tifozët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë sezonit.

“Punë mjaft e mirë e krejt ekipit, krenar me secilin. Faleminderit tifozëve dhe gjithkujt që na ka mbështetur gjatë këtij sezoni”, ka shkruar Zhegrova në “Instastory”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka…