
Zhegrova shënon dhe asiston në fitoren e Baselit (Video)
01 dhjetor 2019
| 17:59
Ylli i Kosovës në futboll, Edon Zhegrova ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen që Baseli e fitoi ndaj Young Boysit (3-0).
Zhegrova realizoi në fillim të pjesës së dytë, derisa paraprakisht kishte asistuar në golin e parë të realizuar nga Arthur. Për Baselin luajti gjatë gjithë ndeshjes edhe kapiteni Taulant Xhaka.
/Epoka e re/