Zhegrova shpallet lojtar i ndeshjes: Ishte krejt një ëndërr
03 tetor 2024
| 11:08
Lille e mposhti Real Madridin në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve. Protagonisti kryesor i takimit ishte futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili e nxori penalltinë e të cilin në gol e konvertoi Jonathan David.
Zhegrova zhvilloi një ndeshje fantastike kundër “mbretërve” duke ua “rrëmbyer” kurorat atyre. Ai u shpall lojtar i ndeshjes, e më pas në reagimin e tij 25-vjeçari ka thënë se “krejt ishte një ëndërr”. Në histori të Ligës së Kampionëve, Edon Zhegrova, është shqiptari i parë që e merr këtë çmim.